Rama propozon ligj special për prokurorët dhe gjyqtarët

schedule15:25 - 9 Tetor, 2019

schedule 15:25 - 9 Tetor, 2019

Kryeministri i ka kërkuar parlamentit që të miratojë urgjent një ligj  të posaçëm që prokurorët e gjyqtarët që ende nuk kanë kaluar vettingun, të penalizohen nëse ju bien në qafë qytetarëve, ndërsa ata që shkarkohen nga vettingu, të përgjigjen përpara drejtësisë për pasuritë e pa justifikuara.

Pak përpara se të nisej në Serbi për të zbatuar projektin e tij të Shengenit Ballkanik, Edi Rama i la një detyrë urgjente parlamentit.

Kryeministri nuk dha detaje se si e dëshiron këtë ligj dhe cili do të jetë filtri i ri, por qëllimi i tij është të pengonte gjyqtarët e prokurorët që ende nuk kanë kaluar vettingut, të bëjnë padrejtësi. Kategori të cilën Edi Rama e emërtoi KCK, të kapim cfarë të kapim.

Po ashtu, sipas Kryeministrit, ky ligj i posaçëm duhet të detyrojëë ata që shkarkohen nga vettingu të japin llogari për pasuritë e pa justifikuara.

Edi Rama ju shpjegoi deputetëve në parlament, se pse Maqedonia e Veriut është gati ta parakalojë Shqipërinë në hapjen e negociatave.

Edhe në këtë seancë, burimi i sarkazmës kryeministrore, ishin Myslim Murrizi dhe Kujtim Gjuzi.

Në grup, kësaj here u shtua dhe kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!