Kryeministri Edi Rama theksoi se Partia Socialiste ka një program të qartë dhe të detajuar për qeverisjen e Shqipërisë, edhe në një mandat të katërt.
Në rubrikën “Sy m’sy”, ku kryeministri iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, tha se procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një dëshmi e besueshmërisë së programit të PS-së.
Sipas tij nëse BE nuk do të besonte në programin e Partisë Socialiste, nuk do të ishte nisur procesi i negociatave për anëtarësimin.
“Programi ynë është qeverisës, i detajuar. Nuk jemi parti politike që duam të vijmë në qeveri dhe nuk dimë çfarë është qeverisja, nuk kemi qenë në mekanizmin e shtetit ndonjëherë dhe imagjinojmë se si mund të bëhet dhe shtojmë dozat nga dëshira ta bëjmë këtë gjë të duket fushë me lule”, theksoi ai.
/abcnews.al/