Rama prezanton projektin i HEC-it të Skavicës: Kjo vepër do të financohet 100% nga shteti

schedule11:44 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:44 - 3 Qershor, 2020

Sot fillojnë procedurat për finalizimin e projektit e hidrocentralit të Skavicës ndërkohë vitin tjetër hapet kantieri i madh i Skavicës. Kryeministri Edi Rama në prezantimin e këtij hidrocentrali bën me dije se HEC-i do të ndërtohet 100% me financim nga shteti.

“Kanë kaluar shumë vite që nga skicimi i planit për HEC-in e Skavicës. Me ndryshimin e sistemit u bënë nga të gjitha qeveritë përpjekje për realizimin e  saj. Në 2008 qeveria e mëparshme hapi një tender për ndërtimin e hidrocentralit dhe në 2009 duhet të shpallej fituesi gjë e cila nuk ndodhi.

Ne e kthyem Skavicën në tavolinë dhe në 2017 në Samitin e Triestes hec-i i miratua si një ndër projektet prioritare të procesit të Berlinit. Kemi vendosur që këtë vepër të madhe ta financojmë 100% me buxhetin e shtetit”, tha Rama

Sipas Ramës, “hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit. Me Skavicën ne rrisim kapacitetin e prodhimit të energjisë së pastër.

Kjo besoj e bën Shqipërinë një fuqi dinjitoze energjetike dhe patjetër që i jep mundësi ekonomisë të rikthehen më e mirë. Ambicia jonë është të dalim më të fortë pas dy goditjeve që morëm më tërmetin dhe COVID-19.

Jemi shumë optimist për vitin e ardhshëm për kapërcimin e parashikuar për ekonominë si rezultat i të gjitha reformave. Po e mbyll me një thënie për njerëzit e pazotë pasi kjo e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje dhe kjo është vërtet e dhimbshme. Drini mjaltë me pru nuk mund me ngjye as gishtin:, tha Rama duke theksuar se të pazotët nuk e kanë lënë këtë popullit të zhvillohet”, tha Rama.

Sakaq ai shtoi: Shpresojmë të jemi sërish këtu për të folur për rrugë Milot-Thomanë, Rrogozhinë-Fier./abcnews.al