SHKODËR-Në takimin me sipërmarrësit në Shkodër, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek ligji i ri i sapo miratuar “Paketa e Maleve”. Sipas kreut të qeverisë kjo paketë do u japë rrugën investimeve në agroturizëm dhe në truizmin malor.
Për të gjithë qytetarët Rama theksoi se tashmë “Paketa e maleve” nuk është më një ide, apo nismë politike, por një ligj në Fletoren Zyrtare. Kryeministri tha se për investimet në zonat malore do të përcaktohet një hartë nga kryebashkiakët e secilës zonë në mënyrë që të mos ketë abuzime.
“Nuk është më ide, as nismë politika, është ligj dhe quhet ‘Paleta e Maleve’, ka kaluar në Fletoren Zyrtare. Bashkitë do të përcaktojnë hartën se si do të bëhen zhvillimet, në mënyrë që kjo hartë të mos kthehet në abuzive. Ajo është “Paketa e maleve dhe iu përket zonave rurale. Hartë e cila do të miratohet nga Këshilli i Ministrave”, tha Rama.
Më tej krysocialisti, orientoi të gjithë qytetarët se si të behën pjesë e kësaj pakete investimi dhe se cila është rruga e duhur që duhet ndjekur.
“Cilido që ka një tokë , por nuk ka hipotekë do të drejtohet në Këshillin Bashkiak dhe të bëjë aplikimin, Këshilli do e marrë aplikimin dhe do të bëjë listën, për të verifikuar nëse ka apo jo pretendentë të terë. Pas kësaj do bëjë projektin dhe do e blejë me një euro. Në momentin që ka bërë investimin do marrë letrat e pronës”, sqaroi kryeministri./abcnews.al