Rama: Pres akoma më shumë reagime idiote!

schedule18:28 - 25 Nëntor, 2019

schedule 18:28 - 25 Nëntor, 2019

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me polemikat që ka ngjallur shpalosja nga ai e ligjit special anti-KCK.

Sipas Ramës pret reagime edhe më idiotike, ndaj paketës më agresive ligjore, siç e quan ai, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet.

“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma,po ama s’kanë parë gjë akoma! Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin“, shkruan Rama./abcnews.al