Rama: Po bëhet maksimumi për të marrë PO-në

schedule13:19 - 16 Tetor, 2019

schedule 13:19 - 16 Tetor, 2019

Kryeministri Edi Rama nuk është as optimist dhe as realist për vendimin që do të merret për hapjen e negociatave të Premten.  Megjithatë ai konstaton se po bëhet maksimumi që të merret Po-ja e merituar.

“Me realizëm po gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë Po-në e merituar. Më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Edhe Franca e njeh progresin e bërë, e cila kërkon sot shumë më tepër nga BE se sa nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.  Tani po nisem në Bruksel sëbashku me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partisë Socialiste Europiane për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”, thotë Rama në një videomesazh në Facebook.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!