Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama përshëndet vendimin e Kushtetueses/ Kreu i qeverisë: Tani është koha për ndryshime!

schedule12:08 - 14 Dhjetor, 2025

schedule 12:08 - 14 Dhjetor, 2025

Qeveria merr frymë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë zv.kryeministren Balluku.
Për Ramën, Kushtetuesja shmangu një precedent të rrezikshëm të dhënë nga SPAK dhe GJKKO.

“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit. Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional.”

Por për nga veprimi, për Ramën ky nuk është më precedent. Përmendi kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave, një shenjë kjo se dikujt i ka marrë koka erë.

“Jo për herë të parë, fatkeqësisht, po për herë të dytë, ata duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit Dhe atë çekiç që Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtësisë së barabartë për të gjithë, ata mund ta përdorin kur të duan për të hapur me dhunë arkën e buxhetit të shtetit, e për t’ia rritur rrogat vetes.”

Rama uroi për së dyti drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Brahon, ndërsa vlerësoi me respekt Altin Dumanin.

Por, urimi kësaj radhe kishte bisht mbrapa. Rama pati tre ankesa.

“Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të konsiderohet e përmbushur plotësisht me sukses, nga ana e atij institucioni, nëse maskohet me statistika të nxjerra nga “thesi i madh” siç quhet neni i mjegullt i shpërdorimit të detyrës – për të cilin sapo ka dalë edhe një direktive e re e BE-së – pikërisht për të reflektuar mbi shqetësime që nuk janë vetëm tonat  apo me lojra mediatike te llojit Big Brother, me transkripte telefonash te nxjerra në shkelje të ligjit nga dosjet hetimore, për të cilat po ashtu BE-ja ka korniza shumë strikte ligjore.”

Për kreun e ri të BKH nuk e kishte një urim, por një kritikë të fortë për agjentët e tij.

 “Si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.”

Për të gjitha këto shqetësime, Rama paralajmëron ndryshime në Reformën në Drejtësi, të cilat do ta ndajnë shaping nga sheqeri.
“Nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë  bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!