Rama përfundon vizitën në Kosovë: Jam këtu në funksion të një nevojë kombëtare

schedule14:26 - 30 Qershor, 2020

schedule 14:26 - 30 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën dy ditore të zhvilluar në Prishtinë. Rama në konferencë për shtyp u shpreh se ndodhet në Kosovë për t’i dhënë mbështetjen e plotë.

“Së pasi dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevojë kombëtare, besoj për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësueseve politik të saj. Në kushtet kur të gjithë e dinë se ka ndodhur diçka e rëndë dhe padrejtë. 

Më vjen mirë të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë dhe të jepet mundësia të kontribuosh. Dua ta bëj të qartë që më vjen keq kur shoh në reagime të ndryshme dhe këtu flas për reagime në nivelin qytetar se si helmi i jetës së përditshme ka penetruar në bazën e politikës kombëtare që janë qytetarët dhe ndikon të mos kuptohet. Ndërkohë ndikon të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet t kemi si komb.

Nuk lidhet as me dy persona as me karrierën  e tyre , por me vlerat e luftës për liri të Kosovës. Mendoj që ky është momenti ku kemi një krizë të shkaktuar nga kjo fletë rrufe, por kemi mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës, por të vërtetën elementare se Kosova ishte viktima dhe jo agresori”, tha Rama.