Rama përballë cilës opozitë? Analistët diskutojnë në “Log.”

schedule21:25 - 12 Maj, 2022

schedule 21:25 - 12 Maj, 2022

“Rama përballë cilës opozitë”, kjo ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Të ftuar për të diskutuar mbi këtë temë ishin deputeti demokrat Luçiano Boçi, analistët Mentor Nazarko, Lorenc Vangjeli dhe Skënder Minxhozi.

Të pyetur nga moderatori Xhafo, se çfarë fshihet pas deklaratave të bëra nga ana e përfaqësuesve socialistë të cilët njohin si përfaqësues të opozitës Enkelejd Alibeajn, të tre analistët në studio ishin në unison duke thënë që ky është një diversion.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: A është ky një diversion që po bën mazhoranca me opozitën, duke parë deklarata e Ballës dhe Gjiknurit?

Nazarko: Që është diversion është e qartë. Në një terren si ai i PD është shumë e lehtë të bësh diversion. Në PD është shfaqur edhe në zgjedhjet  fundit por dhe në vendimin e parë të Gjykatës është shfaqur grupi i PD. Vetë Berisha është inkoherent me atë që ka thënë kur tha se nuk do të negociojë me zotin Rama. Personalisht unë i jam përmbajtur pikëpamjes për të ndjekur rrugën Kushtetuese, e cila është që opozita ka të drejtën edhe ajo të propozojë emrin për president.

Minxhozi: Është një diversion kur palët e shohin keq kundërshtarin e luajnë rëndomë. Mjafton të shohim seancën e sotme është vetë në një situatë të tillë që ua lejon socialistëve. Jemi në prag të votimit të parë të presidentit, vetë opozita vjen e përçarë. Duket në thelb që koherenca e opozitës për presidentit mungon deri tani.

Vangjeli: Formalisht qoftë zoti Gjiknuri qoftë zoti Balla kanë të drejtë. Grupi parlamentar i PD vazhdon të ketë kryetar të grupit parlamentar zotin Alibeaj. Përgjigja që vjen nga pala tjetër është asimetrike, dhe e dyta nuk mund të imponohen në këtë proces, që do të thotë të arrish të gjesh një person që të ketë staturën e Presidentit të Republikës. Sherrin që bën Rithemelimi tani zbulon një të vërtetë të thjeshtë, a bëhet dot ata 20 deputetë për të propozuar një emër. Nëse ata arrijnë të gjejnë një personalitet që në sytë e publikut do të ishte i pranueshëm, do të ishte një lojë e fituar.

Xhafo: 20 deputetë i kanë.

Vangjeli: Unë ju thashë cila është e para, kjo është sfida e të gjithë grupeve. Duket sikur të gjitha palët i ruhen njëri-0tjetrit, sikurse nesër kushdo të jetë president do të ketë përplasje me kryeministri. Duke përjashtuar zotin Berisha, të gjithë kanë pasur përplasje me kryeministrat e tyre edhe pse kanë qenë shumicë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!