Rama për tryezën e liderve: Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel

schedule21:05 / 16/02/2020

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat në Bruksel, para nisjes së tryezës së përbashkët të BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se të gjitha vendet janë ulur me vështirësi sot, ç’ka do të thotë se rruga e negociatave s’është e lehtë.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel. Kështu është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë kaq e lehtë”, shprehet Rama.

Më tej ai tha se “në të njëjtën kohë jemi mirënjohës për presidentin e KE dhe për të gjithë këtu që janë duke u përpjekur që të shtyjnë një hap para procesin. Në të njëjtin kohë jemi të interesuar që të shohim metodologjinë e re. Që shpresoj do të rezultojë si platforma e mirëkuptimit brenda shteteve anëtare”.

Rama foli edhe për Konferencen e Donatorëve, duke thekstuar se “Shqipëria ka ditën e madhe nesër. Sepse kemi konferencën e donatoreve pas tërmetit dhe shpresoj shume se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet për të ecur përpara me rindërtimin”. /abcnews.al

schedule21:05 / 16/02/2020