Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Për Parlamentin ka vetëm një kuotë për non gratë dhe ajo është e zënë, me meritë!

schedule13:19 - 22 Janar, 2026

schedule 13:19 - 22 Janar, 2026

Duke ironizuar deklaratat e opozitës, për një non grata ndaj tij, kryeministri Rama u shpreh se Parlamenti i Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non grata, dhe ajo është e zënë. ‘Ai që e ka marrë e ka me meritë”, shtoi Rama.

“Mos e lini pas dorë punën e non gratës për mua. E tha sot dikush Rama po mbledh parlamentin se ka një ngërc. Për Parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non gratë dhe ajo është e zënë me meritë.

Ai që e ka marrë e ka merituar në mënyrën më bindëse. Do ju dalë fjala se non grata do hiqet në mars 2025. Keni mbivendos fjalët. Ajo po s’u hoq nuk vihet. Ai që e ka marrë, zor shumë se i lëviz ajo kuotë.” u shpreh Rama. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!