Rama për nismën e PD: Të marrin mbështetjen e SHBA dhe BE, pastaj diskutojmë”

schedule22:36 - 15 Janar, 2018

schedule 22:36 - 15 Janar, 2018

I pyetur në lidhje me nismën e depozituar në Kuvend nga PD per ndryshimin e Kushtetutes “Tonight” në studion e gazetares Ilva Tare, kryeministri Rama u përgjigj se Shqipëria ka partner SHBA dhe BE, pa të cilët reforma në drejtësi nuk do të ishte e mundur. “Të shkojnë të marrin mbështetjen e SHBA dhe BE dhe pastaj diskutojmë” – u shpreh kryeministri duke iu referuar deputetëve të opozitës që paraqitën këtë nismë për ndryshime kushtetuese dhe ne lidhin që përcakton zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. I pyetur nëse kishte një mundësi tjetër për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm, Rama u përgjigj prerë se nuk kishte. “Këtë nuk e them unë. E thonë qartësisht misionet e drejtësisë së SHBA dhe BE-së. Kishte një mundësi tjetër që të shkonim në votim të dakordësuar. Unë e bëra ftesën publikisht dhe Lulzim Basha e refuzoi- deklaroi kreu i maxhorancës.
Në këtë intervistë Rama u shpreh për herë të parë edhe lidhur me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për kompleksin Jon të shembur në Vlorë në 2013. “Do ta bëja 1000 mijë herë po të kthehesha 1 mijë herë – u përgjigj shefi i qeverisë. Nuk ka asnjë kontest mbi ligjshmërinë e pallatit. Sipas tij, gjykata nuk ka konstatuar paligjshmëri në veprimin e qeverisë, por ka thënë se shifra e dëmshpërblimit është e ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!