Rama për ngërçin në Reformën Zgjedhore: Në asnjë vend të botës nuk bëhen me konsensus

schedule13:30 - 4 Qershor, 2020

schedule 13:30 - 4 Qershor, 2020

Kryeminsitri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit  fillimisht ai u ndal te Reforma Zgjedhore duke theksuar se opozita duhet që seriozisht elektronika të përfshihet në procesin zgjedhor duhet të ishin angazhuar menjëherë. Rama u shpreh se është një sistem që kërkon kohë.

“Kërcënimet potenciale të teknologjisë ne zgjedhje dihen tashmë. Vende si Gjermania përsërisin se nëse teknologjia futet në zgjedhje duhet të realizohet me faza.  

Përtej faktit që kemi humbur shumë kohë dhe jemi në metrat e fundit përpara një vendimi të rëndësishëm që duhet marrë në Bruksel ka një të mirë që tregon se pavarësisht se procesi mund të bëhej në mënyrë të njëanshme dhe pa pritur asnjë lloj autorizimi nga ata që e braktisën Parlamentin, ne nuk e bëmë këtë.

Lexo edhe: Rama: Viktima bëhet mish për top, duhet të na vijë turp nëse vërtetë ajo që ndodhi nuk na prek

Më shumë se një herë i shtymë afatet, duke e konsideruar të rëndësishme ezaurimin e të gjitha mjeteve dhe kohës për të arritur në një marrëveshje mbi rregullat e lojës. Askund tjetër nuk bëhen me konsensus reformat elektorale. Kush ka votat në Parlament ka të drejtën të bëjë reformat që sheh më të arsyeshme”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se për këtë çështje është diskutuar që pas zgjedhjeve të vitit 2017, dhe se OSBE/ODIHR në asnjë rast nuk e ka mbështetur.

“Dua të sjell në kujtesën e të gjithëve se qysh pas zgjedhjeve të vitit 2017 jemi angazhuar publikisht që të adresojmë me synimin e vënies në jetë në zgjedhjet e 2019 çështjen e elektronikës në zgjedhje.

Përsëri nëse ju kujtohet që në atë kohë unë kam thënë disa herë se nëse duam dhe më saktë nëse duan seriozisht të përfshijnë elektronikën në proceset zgjedhore kolegët, që aso kohe kanë qenë në këtë sallë dhe sot janë jashtë, duhet të angazhoheshin menjëherë, pasi bëhet fjalë për një proces jo të lehtë dhe për një sistem të ri që kërkon kohën e vet për t’u vënë në përdorim.

Dhe këtu kujtoj që asnjëherë, në asnjë rast, për asnjë vend, por dhe në të gjitha herët kur është pyetur nga ana jonë, e të gjitha palëve, ODIHR nuk ka qenë dhe nuk është entuziast për përfshirjen e elektronikës në zgjedhje.

Gjithmonë e sheh teknologjinë me një dozë të lartë skepticizmi për një mijë arsyet që dihen dhe për kërcënimet potenciale të teknologjisë në zgjedhje. Po ashtu, në mënyrë të prerë është thënë që teknologjia në zgjedhje, nëse futet, duhet të futet me faza dhe jo menjëherë.

Synimi ynë në atë kohë ishte të hiqnim një alibi të opozitës dhe ti jepnim mundësi të gjithëve që ta kishin në dispozicion edhe teknologjinë. Prandaj kemi bërë një studim, për të cilin kam folur publikisht, prandaj kemi angazhuar një proces të tërë eksperimentimi konkret në PS për të parë sa mund të përdoret teknologjia. Arritëm në konkluzionin se futja e teknologjisë në një sistem online është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që kemi”, tha Rama/abcnews.al