Rama për negociatat: Jam optimist, Krichbaum flet me zërin e PD

schedule23:16 - 30 Prill, 2018

schedule 23:16 - 30 Prill, 2018

Hapja e negociatave varet nga skepticizmi i vendeve anëtare që përballen me forca skeptike për zgjerimin. Kështu ka deklaruar kryeministri Rama, i ftuar në studion e Ilva Tares.

I pyetur për parakushtet që përmendi kancelarja Merkel, në deklaratat përkrah tij, Kryeministri tha se parakushtet janë prioritetet dhe faza e zbatimit të tyre.”Ka folur për parakushte që do të thotë përpara se të fillojnë negociatat ka disa parakushte”-tha Rama.

Lidhur me çështjen Tahiri, shefi i qeverisë pranoi se nuk ka pasur kërkesa, por është pyetur mbi interpretimin e bërë nga komisioni i mandateve për kërkesën e prokurorisë.

I pyetur për qëndrimin e kreut të komisionit për Europën në Bundestag, Kirshbaum, tha se ai është një nga mbi 600 depuetët gjermanë, por që flet në gjermanisht me zërin e PD, e i merr të mirëqëna sajesat e PD.  Nuk është detyra e kryeministrit ta bindë, tha Rama, pasi qëniet politike i nuhas shumë kollaj.

Kryeministri i shpreh optimist për hapjen e negociatave në qershor, bazuar në rekomandimin pozitiv të BE, por sipas tij, nëse vendet anëtare do të ndikohen nga intersesa të brendshme, kjo është jashtë mundësive të Shqipërisë.

Sipas kryeministrit, nëse nuk hapen në qershor, do ndodhë në një moment tjetër, por nuk mund të vazhdohet pa afat, se nuk dihet ç’mund të ndodhë. /abcnews.al