Rama për Metën: Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes

schedule16:48 - 22 Shkurt, 2020

schedule 16:48 - 22 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë ndaj Presidentit Meta i cili ka thirrur protestë më 2 Mars. Pa ia përmendur emrin, por që nënkuptohet qartë Rama shkruan se “Shqipëria i ka lënë pas, ndaj ju (shqiptarët) mos humbisni kohë me ta, pasi janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes”.

Statusi i plotë i Ramës në Twitter

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar.

Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit!

Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!