Rama për mediat italiane: Jashtë protestë, jeta vijon normalisht

schedule21:30 - 6 Mars, 2019

schedule 21:30 - 6 Mars, 2019

 Gjatë vizitës njëditore në Itali, kryeministri Edi Rama dha një intervistë edhe për median italiane “La Republika”, ku foli për situatën politike në vendin tonë.
“Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme. Ndërsa qendra e djathtë është në shesh, kryeministri shqiptar ndodhet në Romë për një vizitë të shpejtë pa takime zyrtare”, thuhet në fillim të intervistës së “La Repubblica”.
Ndërsa kryeministri Rama duke komentuar protestat e forcave të djathta në vend ka nënvizuar se opozita në Shqipëri nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor, ndaj lidershipi i saj do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen. Më pas, Rama ka dhënë një intervistë edhe për kanalin italian “La sete” si dhe “Canale 5”, I cili theksoi se ato pamje e foto negative që janë parë së fundmi në Shqipëri, janë të një proteste që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri. Jashtë këtij perimetri, jeta vazhdon, përfundoi kryeministri Rama./abcnews.al