Rama nuk tërhiqet nga ligjet ndaj mediave pavarësisht kundërshtimeve të forta

schedule15:18 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 15:18 - 16 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, në lidhje me polemikat e shumta, që ka ndezur ligji i paketës antishpifje për mediat. Rama shkruan se, mediat nuk e kanë lexuar projektligjin, dhe duan të shkruajnë si të duan dhe të shpifin sa të duan.

“Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin, ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdo kujt nëpër portale e faqe sociale e të tallen  me të vërtetën e opinionin publik, duke shkruar çfarë tu teket, duke shpifur sa tu teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt tu teket”.

Sipas Ramës ligji është konsultuar dhe përpunuar prej një viti me OSBE .

“Projektligji është ë konsultuar e përpunuar prej 1 viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për tu shprehur e të së drejtës për tu informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për tu mbrojtur nga shpifjet“, shkroi ai.

“Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin”, shkruan Kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!