Në një intervistë për francezen “Liberation”, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur besimplotë se e ardhmja ka rezervuar diçka të mirë për shqiptarët. Dhe pse i pyetur për krimin, korrupsionin dhe skandalet e qeverisë, ai nuk ka qenë i qartë.
“Unë besoj se e ardhmja ka rezervuar diçka të mirë për ne”. Kështu titullohet intervista që Kryeministri shqiptar i ka dhënë të përditshmes franceze të qendrës së majtë “Liberation”. Dy gazetarët Arnod Volerin, i dërguar special në Tiranë dhe Louiz Seiler, korrespondent këtu, kanë bërë me Kryeministrin një intervistë të gjatë në zyrën e tij, lidhur me mundësinë e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit në Evropë dhe pritshmërinë që vendi ka për 18 Qershorin, mbledhjen e liderëve të BE që do të vendosë për hapjen e negociatave.
I pyetur nëse pa një parlament funksional dhe zgjedhje lokale, a ka demokraci në vend, Rama është përgjigjur se kjo është hapësira e zgjedhjes së lirë. Sipas tij nuk është demokraci nëse opozita vihet me shpatulla pas muri, nëse ka pengesa kushtetuese ose ligjore. Tani, nëse opozita vendos të kryejë vetëvrasje politike, kjo nuk është shprehja e një demokracie të shëndetshme, por është pjesë e një procesi, shton Rama.
Më tej gazetarët i kanë kujtuar kreut të ekzekutivit se opozita flet për zgjedhje të manipuluara, për korrupsion për të shpjeguar zgjedhjet e saj.
Kryeministri Rama ka kërkuar Prova duke thënë se: “Nëse jeni në opozitë, keni të drejtë të mendoni dhe të thoni se fundi i botës po vjen për shkak të qeverisë. Por ju nuk keni të drejtë për të djegur qytetin. Nëse ju jeni zgjedhur nga populli për të përfaqësuar njerëzit, por në minorancë, ju nuk keni të drejtë të vishni një jelek të verdhë dhe të thoni “Unë do ta thyej qytetin sepse ne duhet ta bëjmë atë, atë dhe atë ” Jo! Ka korrupsion? Kjo është pikëpamja e tyre”.
Por gazetarët kanë këmbëngulur se janë disa raportet që gjithashtu nënvizojnë ekzistencën e këtij korrupsioni …
OJQ-të, si Transparency International, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët theksuan mungesën e transparencës në partneritetet publike-private.
“Mirë dhe pastaj?” – reagon Rama.
Ekziston edhe rasti i dy ish ministrave të brendshëm të cilët kishin për të dhënë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar …
Rama përgjigjet se nëse flitet për raportet, gjithmonë duhet të shtrihen në perspektivë. “Të shihet ku ishim dhe ku jemi. Qeverisja nuk është një shëtitje në Champs-Elysees. Është ngritje lart, zbritje poshtë, lart, poshtë … Ekziston një burim që ka besueshmëri të padiskutueshme: Komisioni Evropian. Raportet e tyre janë të qarta. Ne jemi në një shesh ndërtimi, si ajo e reformës së drejtësisë, e cila është vërtet masive.”/ABC News Albania 24/7