Rama për maternitetin e ri në Sarandë: Ta shohin kadrinjtë e të qepin gojën

schedule12:32 - 10 Nëntor, 2018

schedule 12:32 - 10 Nëntor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar paraditen e sotme maternitein e ri të ndërtuar në Sarandë. I shoqëruar dhe nga ministrja  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë vizitoi ambjentet e reja të nënave dhe fëmijëve.

“Një maternitet i ri që ta shohin tërë kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati” – shkruan Rama në facebook.

Një maternitet me kapacitet të dyfishuar që do t’i shërbejë jo vetëm Sarandës, por edhe Konispolit, Finiqit. Ai përmendi sërish rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.

“Do bëjmë edhe rritjen e rrogave për infermnierët, mjekët  e gjithë personelin dhe krahasuar me nga u nisëm jemi përpara, krahasuar me ku do shkojmë kemi shumë akoma. Fëmijët rriten avash, jo menjëherë”- u shpreh Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!