Rama për Lleshajn: Meta do ta dekretojë ministër deri të premten

schedule12:56 - 14 Nëntor, 2018

schedule 12:56 - 14 Nëntor, 2018

Kryeministri Rama deklaron se Presidenti Meta do ta dekretojë Sandër Lleshajn për ministër të Brendshëm deri të premten. Gjatë një interviste në Report TV, kreu i qeverisë tha se pyetjet e ngritura nga presidenti për Sandër Lleshajn, janë sqaruar pas letrës së shefit të qeverisë, e vetë Lleshajt, që i kërkoi çdekretimin si gjeneral i Forcave të Armatosura. 

Deri të premten vetëm një lajm pret, atë të dekretimit të ministrit të brendshëm që i ka propozuar dy herë Presidentit të Republikës.

Sipas kryeministrit Edi Rama tashmë asgjë nuk e pengon presidentin Ilir Meta të ulë Sandër Lleshajn në karrigen e ministrit Brendshëm. I ka të dyja mundësitë e zgjedhjes, ose ta cdekreteojë fillimisht si gjeneral ose të pranojë arsyetimin se nuk është ushtarak aktiv.

Nuk heq dorë nga propozimi i Lleshaj për një arsye, se beson se do të vazhojë në rrugën e ministrave Tahiri e Xhafaj për të luftuar krimin. Sa për vrasjet e fundit midis bandave le të vazhdojnë për kryeministrin për aq kohë sa nuk marrin jetë të pafajshmëshish.

Në studion e Report Tv Shefi i qeverisë u ndal edhe tek protesta e banorëve të Astirit e tha se askush nuk mund t’i imponohet me forcë ligjit, e se opozita po i përdor ata banorë të cilët do dëmshpërblehen sipas ligjit, pasi unaza do bëhet e do i shërbejë qytetarëve të Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!