Rama për lirimin e KZAZ-ve: Kryebashkiakë demokratë referojuni ligjit

schedule18:21 - 14 Qershor, 2019

schedule 18:21 - 14 Qershor, 2019

Pas kërkesës për të liruar ambientet nga Komisionet  Zonalë të Administrimit Zgjedhorë  dhe heqjes së listave të zgjedhësve nga ambientet e përcaktuara si qendra Votimi, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar 11 bashkive të djathta që të mos nxjerrin pengesa për zgjedhjet. Mesazhin kryeministri Rama ia dha nga takimet elektorale në qarkun e Fierit.

Patosi është ndalesa e radhës e fushatës elektorale të Partisë Socialiste jo thjesht për të prezantuar kandidaten Rajmonda Balilaj që e drejton këtë Bashki prej vitit 2011, por për ti dërguar mesazhe atyre që duan të bllokojnë qendrat e votimit në 30 qershor.

Dhe këtë kryeministri Rama zgjedh t’ua transmetojë jo vetëm me zërin e tij.

Kushdo që të dali përpara që ne të vemi në qëndrat e votimit, me forcën tonë, ti mposhtim të votojmë në datën 30”.

Ty stë dal dot unë përpara do të dalin të tjerët”.

Kryebashkiakëve të djathtë që kanë kërkuar lirimin e ambienteve nga Komisionet Zonalë të Administrimit Zgjedhor dhe heqjen e listave të zgjedhësve nga qendrat e përcaktuara për votim, i këshillon të mos bien pre e opozitës dhe presidentit Meta.

Mos shikoni hallin e katërshes, shikoni ligjin. Mos iu referoni zhurmave të kota të Lulit e të Monikës dhe as kapsollave të Ilir Metës. Ata kanë një hall të madh që nuk është halli i tyre, që nuk është halli juaj, i kryebashkiakëve demokratë.

Ligji nuk do ti kursejë paralajmëron ai.

Jo vetëm mos iu përgjigjni kërkesave të tyre absurde që të bëheni ju viktima të ligjit por ata duhet të përgjigjen para jush, pse u nxorën nga gara dhe pse e katandisën partinë demokratike në një karrocë që në cdo hap humbet shpejtësi dhe hap pas hapi bie copa copa rrugëve”.

Pas Patosit kryeministri Rama udhëtoi drejt Mallakastrës.

Në Ballsh e pati një pritje të pakëndshme nga një grup mbështetësish të opozitës.

Bashkia Mallakastër është e vetmja në qarkun e Fierit që drejtohet prej të djathtëve në dy mandatet e fundit. Mazhoranca ka përzgjedhur si kandidat të sajin Qerim Ismailin. Në këtë Bashki zgjedhja e tij do të tregojë ndryshimin midis forcave politike.

“Kush na dëgjoi dhe na votoi, Fitoi. Këtu nuk na dëgjuan shumica, dhe nuk më duket se fituan. Mallakastriotë të majtë e të djathtë, se dallimi mes cfarë ka ndodhur në këtë bashki 4 vjet, është i dukshëm”.

Mallakastriotëve u kërkoi që 30 qershorin ta shohin si ndarjen e së shkuarës nga e ardhmja.

30 qershori, nuk mund të lëvizë. duhet të jetë dita kur kushdo që e do këtë vend duhet të bëhet pjesë e frontit të madh popullor për ti thënë të shkuarës IK dhe për ti thënë të ardhmes Eja!”, tha kryeministri Rama./ABC News Albania 24/7