Pas firmosjes së marrëveshjes së opozitës për zgjedhjet ka ardhur dhe reagimi i Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike.
“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”. /abcnews.al