Rama për DW: Merkel, kampione e Evropës do të na mbështesë

schedule13:46 - 25 Prill, 2018

schedule 13:46 - 25 Prill, 2018

Kryeministri Edi Rama përsërit edhe gjatë vizitës në Gjermani se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.Në intervistën për median Deutche Welle kreu i qeverisë kërkon që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një “kokë turku” për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që qeveria ka bërë.

Rama: “Morëm rekomandimin se kemi përmbushur detyrimet. Ajo çfarë do të doja që Shqipëria të mos bëhej peng dhe të mos përdorëet nga forcat politike apo individët si një kokë turku për të avancuar axhendat”.

Në intervistën e tij dhënë për  Deutsche Welle, kryeministri Rama deklaroi se kancelarja Merkel do të jetë në favor të çuarjes përpara të procesit të integrimit.

DW: A prisni ndihmë diplomatike nga Berlini që të shmnagen këto pengesa?

Rama: Ka mjaft miq e partnerë të Shqipërisë në këtë proces dhe besoj se kancelarja e cila është kampione europiane do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi dhe në jemi gati të bashkohemiemi në një rrugëtim të gjatë e thelbësor për ta ndryshuar Shqipërinë.

DW: Sa kohë mendoni se i duhet Shqipërisë për të ecur në këtë proces?

Rama: Varet nga kendvështrimi. Nëse i shihni këto cështje në fazën ku gjendemi nuk kemi bërë vetëm progres thelbësor por befasues.

Kemi 21 gjyqtarët e prokurorë, pesha të rënda, jahstë sistemit, pra sistemi po pastrohet. Ky ëhstë një model që duhet përhapur në vendet e rajonit. Ka vende që po negociojnë të bazuar në këtë model.

Diskutimi në një fazë të re është i mjaftueshëm, por jam dakord me zotërinë ka ende shumë punë për të bërë.  Ka të bëjë me nisjen e një pune shumë të madhe për të qenë gati. Nuk ka të bëjë me anëtarësimin, por ka të bëjë me vazhdimin e përpjekjeve për të arritur përpara. Kemi raporte që pranojnë progres të rëndësishëm.

DW:Stabiliteti rajonal, sa i rëndësishëm është?

Rama: Euroskeptikët apo individë antieuropianë po predikojnë se Europa nuk ka nevojë të shohë përtej kufijve të saj, Evropa ka nevojë për Ballkanin, për sigurinë e sigurimin së pari, sepse një Evropë e sigurt është e lidhur me Ballkanin, që bëhet pjesë e saj në të kundërt është më e pasiguruar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!