Rama për djegien e mandateve të opozitës: Kanë mbetur jetimë

schedule17:45 - 22 Shkurt, 2019

schedule 17:45 - 22 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra, nuk kurseu kundërshtarët e tij politikë, duke theksuar se socialitët, tashmë duhet të kujdesen edhe për votuesit demokrat që u lanë jetimë nga drejtuesit e tyre.

Ka marrë përsipër ta qeverisë vendin pa opozitë. Por demokratët nuk duhet të shqetësohen i këshilloi kryeministri Rama.

“Duhet të kujedesemi për të gjithë miqtë tanë demokratë të ciltë u tradhëtuan nga deputetët e tyre. I them demokratëve se kjo nuk ka lidhje me ato qe thuhen por me ato që dihen. E dinë që nuk kanë asnjë shans të na mundin. Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër. Edhe ata që e kanë vënë aty nuk e mbajne dot më”.

Thotë se nuk i vjen mirë që u larguan megjithatë e ka hedhur shpejt pas krahëve vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

“Nuk është mirë që ata u larguan por nga ana tjetër, ata Shqipërinë nuk e kthejnë dot më pas. Rrugën e Shqipërisë për të shkuar përpara nuk e hedhin dot më në erë. Nga veprimet e tyre dëmtohen njerëzit e zakonshëm, ata që merren me tregti, dëmtohet konsumi. Të jeni të sigurtë se ne jemi me të drejtën dhe do të jemi edhe më shumë njerëz”.

Gjirokastritët i siguron se Bashkia do të drejtohet nga socialistët në zgjedhjet e ardhshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!