Kryeministri Edi Rama katë të martë ka reaguar pas vendimit të gjykatës për ish-deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, e cila u dënua sot me akuzën për “shpifje”.
Rama në një postimin në prifilin e tij në Twitter, ka publikuar vendimin e gjykatës dhe shkruan se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish, që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje!.
LEXO EDHE:Gjykata dënon Jorida Tabakun: Sa para duhet t’i paguajë Veliajt
“Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish, që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje”, shkruan Rama.
Ndërkohë kryebashkiakau Erion Veliaj, e kishte paditur Tabakun për shpifje, lidhur me deklaratat që ish-deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD-së në lidhje me çështjen e Unazës së Re. Në bazë të këtij vendimi ish-deputetja do duhet t’i paguaj Erion Veliajt gjobën prej 500 mijë lekësh dhe shpenzimet e gjyqit./abcnews.al