Ka reaguar kryeministri Edi Rama pas deklaratës që bëri Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha ku foli për dorëheqjen e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të Saimir Tahirit e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë falë bashkëpunimit ndërkombëtar? – Me këtë pyetje e ka nisur statusin e tij në Facebook kreu i qeverisë i cili shpreh keqardhjen për të gjithë ata që i besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe, e cilëson ai opozitën.
“Nuk ka mbaruar akoma” – paralajmëron kryeministri sipas të cilit –“të tjera do pasojnë në javët që vijnë, e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se kjo qeveri e bën atë që thotë” –shkruan Rama në rrjetin social facebook. /abcnews.al