Rama: U nis për parlament ligji për ndalimin e basteve e kazinove

schedule15:30 - 10 Tetor, 2018

schedule 15:30 - 10 Tetor, 2018

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes rrjeteve sociale, se ligji për ndalimin në 31 Dhjetor të kompanive të basteve, e zhvendosjes nga qytetet të kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën, brenda e jashtë burgut, i janë dërguar parlamentit për ta votuar.

Më herët kreu i qeverisë i ka kujtuar mediave, se çdo reklamim i basteve dhe kazinove është i jashtëligjshëm.

“Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë, se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!