Rama për aksin Lin-Pogradec: Doli në dritë rruga e nisur kuturu

schedule08:50 - 2 Shtator, 2018

schedule 08:50 - 2 Shtator, 2018

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij këtë mëngjes me një video të postuar nga aksi rrugor Lin-Pogradec. Në faqen e tij në facebook Rama shkruan kjo rrugë e nisur kuturu, pa projekt, pa fonde dhe braktisur tashmë doli në dritë.

“MIRËMËNGJES

dhe me pamjet e një tjetër rruge kombëtare me shumë rëndësi edhe për turizmin, e cila më në fund doli në dritë (e gjetëm dhe këtë rrugëve të nisur kuturu, pa projekt e pa fonde, të braktisur pas daulleve të inaugurimit, si një korridor nën qiell të hapur mes ndërtimeve pa leje e pallateve të ndërtuara mbi gjol), ju uroj një të dielë të bukur .

Aksi rrugor Lin-Pogradec është 16.5 km dhe ka standardin europian C1. Shumë shpejt do të përfundojë edhe kontrata tjetër për veprën e gjysëmtunelit panoramik prej 1 km, që do të mundësojë më në fund hyrjen e denjë në qytetin e bukur turistik”. /abcnews.al