Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të cenohen nga askush. Për frikën që ka opozita për shit blerjen e votës, Partinë Demokratike e këshillon që ti mbrojë nga aleatja e saj Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Në rrugë kanë dalë se nuk vijnë dot në zgjedhje se po të vijnë dalin sikur hyjnë, si ajo kënga “ashtu hyni, ashtu doli”. Ne një problem kishim ‘si do i ruajmë nga fallxhorja (i referohet Monika Kryemadhit), kur është diskutuar nuk kemi pasur problem PD-në por simotrën tonë LSI-në. Bëjeni provë të rrijë LSI një turn pushim, nuk ka blerje dhe shitje votash, se nuk ka kush i blen dhe i shet. Do të shpëtojmë Shqipërinë nga blerja e votave”, tha Rama./abcnews.al