Rama: PD, LSI dhe KÇK, tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh që kërcënon drejtësinë

schedule10:25 - 3 Mars, 2021

schedule 10:25 - 3 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PD dhe LSI me një krye presidentin Ilir Meta dhe ish-presidentin Sali Berisha synojnë kapjen e reformës në Drejtësi.

Rama u shpreh Berisha dhe Meta mbështeten nga gjyqtarët e korruptuar. Ai shtoi se ata që kërkojnë ndryshimin duke u dhënë votën atyre duhet ta kuptojnë sa më parë që ky do të ishte një gabim fatal në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan një tjetër.

“Ne i hymë detin në këmbë dhe pse përpara nesh kishim mjergullën e dendur të skeptizimit për pamundësinë e një reforme në këtë vend, Mos harroni çfarë kemi hequr me ata që sot kërkojnë votën tuaj.

Mos e harroni se çfarë u desh të bënin partnerët tanë për të sjellë në votim Saliun, Ilirin. Lulin, Monikën për të zhbërë atë koalicion të firmosur kundër drejtësisë. Miq lejomëni të jemi i drejtpërdrejtë. Kush e ka menduar që vota për vettingun dhe vetë vettingu do çonin njerëz një burg nuk e kanë mbajtur parasysh që ajo nuk është një gjykatë partizane por fshesa e drejtësisë. Presidenti i republikës dhe ish-presidenti më famëkeq mbështeten nga gjyqtarët e korruptuar.

PD, LSI dhe KÇK janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh që kërcënon fatin e reformës në drejtësi. Nëse ju çon në prerjen e atyre forcave për inat të qeverisë, ju garantoj se pa dashje do të bëni një prej atyre gabimeve fatale në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan gjenerata tjetër. Unë nuk dua të ju them se nuk keni arsye të jeni të nevrikosur me mua”, tha Rama./mv.abcnews.al