Rama: PD kërkon të kthejë taksën e oligarkëve, Basha dhëndri i qeshur që përdoret si pararojë

schedule14:10 - 17 Mars, 2021

schedule 14:10 - 17 Mars, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga Fieri se është i habitur me kurajon që ka PD për të kërkuar sërish pushtetin me taksën e sheshtë që favorizon oligarkët. Rama u shpreh se opozita kërkon të rikthejë kohën kur ata që fitonin më shumë, paguanin më pak.

“Ne po mbyllim një mandat të thyer në mes nga pandemia dhe tërmeti shkatërrimtar pas të cilit ne po ringrihemi më të fortë sepse më të fortë po ringrihen ata që u goditën drejtpërdrejtë. Ata që humbën në shtëpi dhe lagje rezidenciale që deri më sot kanë qenë vetëm për të pasurit e këtij vendi. Ata po shohin se çfarë mund të bëjmë së bashku.

Përtej këtyre dy goditjeve dhe imponimit të forcës, ne nuk e kemi ndalur punën në të gjitha drejtimet. Ne sot flasim për fakte. Po vendosim një bazë të mirë në funksion të atyre që nuk presin çdo gjë nga shteti. Ne e rritën pagën minimale 50% por nuk mjafton. Nuk është paga minimale e Gjermanisë, por kush ka kërkuar të bëhet sa hap e mbyll sytë ka shkuar në humnerës ose në honet e krijuara nga Saliu.

Jemi të habitur se me çfarë kurajo, apo papërgjegjshmërie mund të kthehet PD te taksa e sheshtë që është krijuar për të favorizuar më të pasurit pa e çarë kokën që goditen më të varfërit. Taksa e sheshtë është taksa e oligarkëve. Është vendosur si kod komunikimi për më të pasurit. Sot tabori i krushqve të uritur të një dhëndri që është aty për të shfaqur pamjen e buzëqeshur të Ilir dhe Saliut që e përdorin si një pararojë të asaj që është qëllimi i tyre, për të rivënë nën kontroll drejtësinë. Sipas tyre do rikthehemi në kohën kush fitonte më shumë paguante më pak.

100 oligarkët marrin një dhuratë që është një sasi marramendëse parash që ne i përdorim për investime, shtëpi të reja. Duke vendosur taksimin e ndershëm jemi në gjendje të shkojmë më tutje. Sot kemi të patatuar pagën minimale 300 mijë lekë. Paguhen vetëm sigurime shëndetësore”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!