Rama ironi pas marrëveshjes: PD do hyjë në zgjedhje me kodin zgjedhor siç e deshi vetë

schedule21:05 - 5 Qershor, 2020

schedule 21:05 - 5 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha pas marrëveshjes mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Rama thotë se ka edhe më mirë por meqë janë të kënaqur me kaq le të bëhet si duan ata.

“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim” Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata

Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve BE është e kënaqur,Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, shkruan Rama./abcnews.al