Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka pritur në kryeministri homologun e tij grek Nikos Dendias.
Në këtë takim fokusi kryesor ka qenë marrëveshja për Detin.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se në takimin me Dendias ka rënë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohemi Drejtësisë Ndërkombëtare.
“Me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ramë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohemi Drejtësisë Ndërkombëtare, ndërkohë që jemi më afër se asnjëherë heqjes së Ligjit të Luftës, çka përbën edhe një kthesë përfundimtare në historinë e marrëdhënieve tona”, shkruan Rama./abcnews.al

