Rama pas takimit me banorët protestues: Kur futet politika në mes gjërat bëhen lëmsh, u sqarova procedurat

schedule11:08 - 10 Shkurt, 2022

schedule 11:08 - 10 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama  ja reaguar pas takimit që ai ka zhvilluar me banorët e tre lagjeve që protestojnë për prishjen e banesave të tyre.

Rama në fjalën e tij është shprehur se ato që kanë certifikatë pronësie s’kanë asnjë problem, por gjithashtu dhe ato që nuk kanë firmosur asgjë do të kenë një marrëveshje të rregullt tashmë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se banorët do të ulen dhe do të shikojnë letrat, do firmosin dhe me dokumentin në dorë dhe këto marrëveshje do të regjistrohen në kadastër si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve

Do të ketë një trajtim të dinjitetshëm, njerëzor, solidar, njësoj siç u bë me të gjithë ata që humbën shtëpitë nga tërmeti. Për të gjithë ata që janë me certifikata pronësie, për ta zgjidhja është e qartë, ose dëmshpërblim financiar, ose me këmbim. Për ata që janë pa letra, si rasti i nënës këtu, përsëri qasja është solidare, nuk është nxjerrje në rrugë. Unë ia shpjegova të gjithë procedurat. Qa në qershor të vitit të kaluar kanë marrë njoftimin. Sipas projektit shtëpia do prishet, por familja do të marrë shtëpi njësoj si ata të rindërtimit pas tërmetit. Dhe deri në marrjen e shtëpisë, do të trajtohen me bonus qiraje. Banorët do të ulen, do t’i shikojnë letrat, do firmosin dhe me dokumentin në dorë dhe këto marrëveshje do të regjistrohen në kadastër si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve,” shpjegoi Rama. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!