Kryeministri Edi Rama në komunikim online me qytetarët u ndal edhe tek procesi mësimor.
Lexo edhe: Rama: Nëse në 2013 populli nuk do ndryshonte rrugën, Shqipëria s’do paguante as pensionet
Rama deklaroi se pas përfundimit të procesit të Rindërtimit, në Tiranë, Durrës dhe në zonat e dëmtuara nga tërmeti nuk do të ketë më mësim me dy turne.
“Qeveria ka dhënë shtëpi falas siç nuk ndodh në asnjë vend. Por dalja nga kriza ka kohën e vet. Kërkon periudhën e sakrificës në çadër, apo në një shtëpi tjetër. Përfituesit më të mëdhenj të kësaj krize janë fëmijët dhe mësuesit në shkollat e goditura nga tërmeti, pasi sot janë shkolla që edhe po t’i vendosësh në çdo qytet të Evropës dhe nuk stonojnë.
Mësimi me dy turne, po moj xhan me dy turne se shkolla po rindërtohet. Sot themi që në Durrës, Tiranë dhe në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti, pas rindërtimit nuk do të ketë më shkolla me dy turne. Por kjo është një periudhë e detyruar dhe nuk e shmangim dot”, tha Rama.
/abcnews.al/