Pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve të mbajtur në Bruksel, për Projektin e Rindërtimit, kryeministri Rama në fjalën e tij shprehu falenderime për të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Gjithashtu Rama shtoi se kjo shifër e mbledhur, ishte përtej çdo pritshmërie, ishte një arritje e madhe dhe sukses për shtetin Shqiptar.
“Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim, siç e thashë dhe më parë, nevojë ishte shumë e madhe. Po thonim nëse arrijmë te 40% e shumës, mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të shumës do ndihemi se kemi pasur sukses, e përtej 50% të shumës, do të jetë ndonje magji. Kjo është përtej imagjinatës sime më të shfrenuar. Më lejoni të jem mistik, se në ç’mënyrë tjetër të shpjegoj gjithë këtë. Më lejoni të citoj diçka nga Bibla. Mund të ndihemi se kemi pasur sukses. Kjo është përtej imagjinatës. Nuk di çfarë të them, por më lejoni të jem mistik”, u shpreh Kryeministri.
Duke cituar biblën Rama tha: “Nëse një pjesëtar vuan, të gjithë vuajnë së bashku. Unë jam i nderuar dhe shpresoj që të gjithë së bashku të gëzohemi për Shqipërinë. ‘Sepse në një frymë u pagëzuam në një trup, e të gjithë të gjithë pimë nga e njëjtja frymë në shpirt. Nëse një pjesëtar vuan të gjithë vuajnë së bashku. Nëse një pjesëtar nderohet, të gjithë gëzojnë së bashku”, tha Rama./abcnews.al