Rama: Pas 30 vitesh në agoni, Piramida do të kthehet në kryevepër

schedule09:46 - 13 Tetor, 2019

schedule 09:46 - 13 Tetor, 2019

 “Pas 30 vitesh në agoni, Piramida do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban”. E ka nisur kështu urimin e tij në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama. Këtë të dielë kreu i ekezekutivit ka publikuar një video, ku tregon sesi do të jetë Piramida në Tiranë, pas rikonstruksionit të saj.

Sipas kreut të qeverisë, Piramida do të shndërrohet në një pikëtakim të ri për të rinjtë si dhe një zonë tërheqëse për të gjitha moshat.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin e Rilindjes së Piramidës, e cila pas 30 vjetësh agoni, do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban, që do të përhapë kudo nëpër botë lajmin e radhës për Tiranën e për Shqipërinë moderne që duam, duke u bërë pikëtakimi i ri i më të rinjve me të ardhmen, si edhe një tjetër zonë tërheqëse për të gjitha moshat, ju uroj një të dielë të bukur”,-shkruan Rama. /abcnews.al