Rama paralajmëron: S’ka më grumbullime politike, policia do bëjë detyrën

schedule15:54 - 16 Qershor, 2020

schedule 15:54 - 16 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të martë në një komunikim për qytetarët ka folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Ai thekson se jemi në kohë për të kontrolluar ndikimin e armikut të padukshëm, numrat janë të lartë por sipas tij situata është nën kontroll. Ai ka theksuar se tashmë kjo luftë vendoset më shumë nga qytetarët dhe jo nga mjekët, nga zbatimi i protokolleve dhe i distancimit social.

LEXO EDHE: Rama paralajmëron rimbylljen pas rasteve të shtuara me koronavirus

Gjithashtu ai ka theksuar se nuk do të lejojë më grumbullimet politike dhe secili që merr pjesë në grumbullime të tilla do të marrë përgjegjësi individuale.

“Fatkeqësisht do të na duhet të mbyllemi dhe të provojmë sëkëlldinë. Nuk dua ta zgjas me atë që do heqim po të rimbyllemi sërish sepse ende jemi në kohë, për të frenuar armikun e padukshëm i cili nuk ka ikur asnjëherë. Numrat janë shqetësues por ende janë  nën kontroll. Trupa mjekësore vazhdon të jetë në gatishmëri totale, gatishmëria jonë vazhdojnë në investimet mjekësore, por numri i rasteve varet nga qytetarët, se si dhe se sa i bën detyrat.

Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik, vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, por grumbullime më shumë se sa numri i lejuar sipas protokolleve të sigurisë nuk do të lejohen. Policia e shtetit është në gatishmëri që të bëj detyrën. Bizneset që nuk respektojnë protokollet nuk do të tolerohen më”,tha Rama./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!