Mbyllja e basteve sportive dhe ndalimi i fishekzjarreve ka marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama në ditën e dytë të këtij vitit.Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto të një kompanie bastesh tashmë të mbyllur duke e shoqëruar me fjalët:
“Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund”, shkruan kryeministri Rama.
Në 1 Janar hyri në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve sportive, kazinove elektronike, dhe të basteve të çfarëdolloji, përfshirë edhe bastet online./abcnews.al