Rama: Ose paguajnë taksapaguesit, ose përdoruesit

schedule11:38 - 29 Mars, 2018

schedule 11:38 - 29 Mars, 2018

“Dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit, ose për mirëmbajtjen paguajnë të gjithë përdoruesit”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend duke sqaruar taksën 5 euro të vendosur në Rrugën e Kombit, e cila nisi zyrtarisht që prej ditës së djeshme.
Për kreun e qeverisë kjo është një eksperiencë e parë për vendin tonë, që është i vetmi vend në Evropë dhe në rajon që deri më sot që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë
“Kjo është një eksperiencë e parë për vendin tonë që është u vetmi vend në Evropë dhe në rajon që deri më sot që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë, i vetmi. Dhe për këtë arsye ia vlen shpjegimi. Vendimarrja për të vendosur tarifën e ka zanafillën në vitin 2010 kur kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces që tha ne e ndërtuam, por për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot. Pamundësia e mirëmbajtjes ka sjellë degradime të mëdha”– u shpreh Rama. /abcnews.al