Rama-opozitës: Jeni bërë të padurueshëm, hajdeni me mua t’ju tregoj pse u kthyen kurrizin në Tropojë e Kamzë

schedule11:53 - 25 Maj, 2023

schedule 11:53 - 25 Maj, 2023

Rritja e pagave për deputetët dhe për ministrat është në fokus të debatit në seancën e kësaj të enjtje në Kuvend.

Kreu i shtetit Edi Rama, në fjalën e tij është shprehur se është për të ardhur keq sesi sjella e opozitës së viteve të fundit ka bërë popullin që të mbyllin televizorin dhe të mos durojnë që ti shikojnë ato pallavrat që ato thonë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse duan që të shikojnë se pse u është kthyer kurrizi në Kamzë, Tropojë dhe në qytetet e tjera mjafto të shkojnë atje dhe të shikojnë sesi ka ndryshuar Kamza dhe sesi kryebashkiaku atje është në shërbim të qytetarë.

Debati i parë unë e kam bërë dhe mësova se kjo është e mundur, ne nuk mund të bëjmë një gjë të dyshimte por gjeja e parë që duhet të bëni për popullin është që të vini këtu e të respektoni atë që bëjnë dhe rrisin fëmijë, të respektoni faktin që populli nuk duhet të mbyllë televizorin apo ti guajë me shishe apo me gota por duhet që të thoni se do të ulni taksat

Nëse doni të dini pse u ktheu Kamza kurrizin shkoni atje dhe shikoni, çerdhet, shkollat, familjet që u prishën shtëpitë, ku familjet u ulën me kryebashkiakun firmosën dhe liruan trasenë, ato e dinë se ai njeriu që kanë atje fle i fundit dhe zgjohet i pari, dhe e dinë që ato që firmosën është e vërtetë për të marrë shtëpinë e re. Atë që bëri Kamza ishte e duhura. Hajdeni me mua në Tropojë dhe tu them se pse ju ktheu kurrizin dhe kështu me të gjitha me radhë, rezultati jonë është sa vepra jonë aq dhe e juaja, se jeni bërë aq të padëgjueshëm, aq të pangrënshëm erdhën na votuan ne dhe një pjesë nuk votuan. Dhe nuk e di si i numëroni 500 mije e 600 mijë votues, më duket se akoma janë duke pritur akoma autobusin e unazës, ose që flenë me qen dhe zgjohen me pleshta. Por mbajeni mend do të jenë shumë më pak në zgjedhje tjera”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka ironizuar edhe fjalën e deputetit demokrat Dashnor Sula që deklaroi se do të çonte shtesën për jetimët.

Ndërkohë ka theksuar faktin se është kundra që rritja e pagës së deputetëve dhe e ministrave të futet menjëherë në fuqi.

“Shtesën e pagës do ja çoj jetimores, vdeksha unë për ty jetimi im i dashur, për rritjen e pagave jam shumë krenar dhe dua që të falënderoj të gjithë deputetet sepse ndër këto vite është rezultat përpjekjesh dhe reformash dhe dua që tu them se te pika e pagës për deputetet dhe ministrat më keni kundra dhe dua që të futet në fuqi bashkë me paketat e tjera, por unë një jam bashkë me Braçen dy se di kush bëhet tjetër”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!