Rama: Opozita prej kohësh nuk ka pasur rol, të dy palët kërkojnë të mbahen me zor

schedule12:37 - 9 Janar, 2022

schedule 12:37 - 9 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ka zgjedhur që tu drejtohet demokratëve për një bashkëbisedim në lidhje me situatën kaotike të krijuar në Partinë Demokratike.

Rama në fjalën e tij është shprehur se të gjithë sëbashku duhet që të bashkohen për të gjetur paqen në këtë kamp politik ku ka humbur destabiliteti.

Ndër të tjera ia është shprehur se e rëndësishme është që të çlirohet politika nga të gjithë ato që e mbajnë peng për shkak të urrejtjes së brendshme.

“Zënia për godinën është ekstrem i degradimit pasi në fakt shpreh ezaurimin e logjikës, të kulturës, të mendësisë, të njerëzores që përkthehet në një agresion fizik, në përballjen mes gojësh që flasin në emër të muskujve dhe jo të gojës. E gjithë kjo vjen si rezultat i delegjitimit të plotë, janë të dy palët që kanë humbur mundësinë për të udhëhequr demokratit. Të dy mbahen që të mos bien, ndërkohë që ne duam që të ndihmojmë paqen dhe s’jam këtu që të kërkoj nga demokratët që të bëhen votues të PS-së dhe për të thënë sa mirë që u shkatërrua opozita, por për të bërë çmos që ta çlirojmë politikën e këtij vendi që na mban peng të gjithëve të ndasisë së thellë dhe urrejtjes së brendshme të të dy kampeve dhe të gjendet rruga që të mos kemi më skena të tilla, që janë të destinuar që të përsëritin. Demokratët duhet ta gjejnë vetë atë që u duhet për të udhëhequr por mënyra sesi unë e shikoj këtë situatë kërko kohën e vet. Këtu nuk bëhet fjalë për tu ndjerë mirë dhe për tu argëtuar për tu shkatërruar nga themeli një forcë opozitare pasi mbi të gjitha ka mbajtur ekuilibrin politik në vend”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera ai ka theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë, e cila prej kohësh tashmë nuk e ka bërë siç duhet rolin e saj.

Rama duke iu përgjigjur komentuesve shprehet se nuk është i lumtur që kampi kundërshtar gjendet në atë situatë, pasi ai ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit politik kombëtar ndaj është e rëndësishme ringritja e opozitës.

Ky vend ka nevojë për opozitë dhe sigurisht që sot nuk ka opozitë, jo se ndodhi ajo dje por ka kohë që nuk ka pasi nuk është opozitë ajo që është shfaqur para nesh gjithë këto vite, unë e kam thënë me kohë këtë. Një opozitë që të sfidon fizikisht nuk është opozitë, një opozitë që nuk të sfido me kurajo për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar dhe me guximin për të projektuar të ardhmen me reforma shumë më të avancuara me to të pozitës. Ato sfidonin me molotov, ato që dje ishin të ndarë kanë përdorur të njëjtat mjete. Ishin të rrethuar dje dhe ishin brenda dhe unë e besoj se sa shumë orë të vështira kanë kaluar, por duhet që të mendojnë sesa orë të vështira kanë kaluar njerëzit në këtë godinë që nuk janë politikanë por janë gra dhe burra që i shërbejnë shtetit dhe jo partisë në pushtet. Sa orë për shkak të atyre që ishin brenda”, ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!