Rama: Opozita ka pranuar humbjen, ka kapitulluar

schedule16:50 - 3 Qershor, 2019

schedule 16:50 - 3 Qershor, 2019

Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, nga Kurbini Kryeministri Edi Rama është shprehur se opozita ka frikë të hyjë në zgjedhje, ndaj del rrugëve duke bërtitur kundër tyre.

“Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Ata kanë frikë nga gjykimi i popullit, prandaj thonë se nuk do të lejojnë zgjedhjet. Ata vendosën që të ikin nga zgjedhjet dhe është punë e tyre, por përveç kësaj asgjë tjetër nuk vendosin dot! Shqiptarët e kanë vendosur kohë më parë që në këtë vend vendos populli, vendos vota e popullit, vendosin vetë shqiptarët me votën e tyre dhe askush nuk i shpëton gjykimit të tyre”, tha Rama.

Më tej Kryeministri u shpreh se zgjedhjet pa opozitën kryesore do të bëhen, edhe pse ka zëra skeptikë që thonë se janë zgjedhje anti-demokratike.

“Thonë që zgjedhjet pa opozitën kryesore janë anti-demokratike, por zgjedhjet pa opozitën kryesore mund të jenë anti-demokratike kur ajo pengohet të marrë pjesë në zgjedhje. Ajo ka vendosur vetë të ikë nga zgjedhjet. Ata kanë pranuar humbjen, kanë kapitullua dhe janë larguar. Ata sot nuk kanë qëllim të fitojnë, por kanë qëllim që të mos lënë Shqipërinë që të fitojë. Prandaj edhe në këto zgjedhje nuk po bëjmë fushatë thjesht për të mbështetur kandidatët tanë, por në këto zgjedhje ne po bëjmë fushatë në një maratonë takimesh dhe kontaktesh derë më derë. Nuk është çështja se kush do jetë kryetar i bashkisë, por se si do të jetë Shqipëria nesër. Ata po bëjnë çmos që të marrin Shqipërinë në rrugën e humnerës që e kanë zgjedhur vetë dhe Shqipëria nuk do shkojë në humnerë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!