Rama: Operacionet kundër krimit e drogës, opozita i quan faje të qeverisë

schedule22:05 - 19 Tetor, 2018

schedule 22:05 - 19 Tetor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar gjatë së premtes në zonën e Hasit. Mesazhin e tij, kreu i ekzekutivit e ka bërë publik në rrjetin social tuiter.

“Në gjithë botën normale, – shkruan Rama, – operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë. Me tej kryeministri thekson se operacioni është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis. /abcnews.al