Kryeministri Edi Rama, në turin e dëgjesave publike me qytetarët në Tiranë për buxhetin 2026, deklaroi se Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
“Ne këtu jemi për të bërë në të mirën për qytetin. Ne këtu jemi për të dhënë të gjithnjë një dorë në kushtet kur ka një problem qyteti në kushtet që është mungesa e personit që ka zgjedhur. Nga ana tjetër pavarësisht nga çfarë mendojnë njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, duan rrugën, duan kopshtin, duan çerdhen, duan pastrimin, gjë që ne duam të bëjmë çmos që ti kenë. Dhe duke e vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre jemi dhe sot këtu sëbashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet”, tha Rama në dëgjesën me banorët e Njësisë 3 në Tiranë.
Deklarata e Ramës rikonfirmon qëndrimin e Partisë Sociliaste për kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar rolin e saj si drejtuesja politike e Tiranës dhe angazhimin e saj në takimet me qytetarët për përgatitjen e buxhetit të vitit 2026.
Rama: Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet
schedule11:19 - 15 Nëntor, 2025
schedule 11:19 - 15 Nëntor, 2025
