Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjen nga Spitalla në Durrës ku tashmë ka nisur puna për ndërtimin e një lagje të re.
Rama shkruan se gangrena e frikshme e Durrësit është kthyer në kantierin e mushkërisë së re të qytetit dhe nesër do të jetë shembëlltyra e Ekoparkut.
“Mirëmëngjes dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krah videos krahasuese./mv.abcnews.al