Rama nxjerr shifrat: “Oligarkët” u tatuan 3 herë më shumë në 5 vite, se në qeverinë e atyre që shpifin

schedule08:16 - 1 Tetor, 2020

schedule 08:16 - 1 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama me shifrat e kategorive që kanë paguar më shumë taksa në 5 vitet e fundit. Kreu i qeverisë shprehet se kjo renditje tregon qartë se të ashtuquajturit “oligarkët”, pra bizneset e mëdha kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet se në qeverinë e PD.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Prej disa ditësh kreu i qeverisë po publikon shifrat e taksave apo paketave financiare të mbledhura në vite qeverisje për kategori të ndryshme shoqërore./mv. abcnews.al

MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se "oligarkët" kanë paguar 3 herë më shumë…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 30. September 2020