Rama nxjerr pamjet nga Rrogozhina: Deri para 7 vitesh nuk kishte ujë, sot…

schedule15:50 - 11 Maj, 2021

schedule 15:50 - 11 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga Lekaj në Rrogozhinë. Rama thotë se deri para 7 vitesh atje nuk kishte ujë për tokën ndërsa sot janë 400 h të kultivuar me perime, vreshta dhe fruta.

“Lekaj, Rrogozhinë – Një pamje bukur e Shqipërisë që punon.  Aty ku deri para 7 vjetësh s’kishte ujë për tokën, sot janë 400 ha të kultivuara me perime (shalqi, domate, speca),

160 ha vreshta kryesisht kultivarë rrushi për tavolinë, 80 ha pemë frutore (pjeshkë, nektarinë, kumbull) dhe rreth 50 mijë rrënjë ullinj”, shkruan Rama./mv.abcnews.al