Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se kostoja PPP e projektit Milot-Fier do të kushtojë shtatë herë më shtrenjtë se autostrada që lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter shkruan se ata që fjalën vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë, si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin.
Ndër të tjera Rama thekson se mbetur i pafjalë kur ka dëgjuar gjuhën e turpshme, me të cilën personat që duan të qeverisin Shqipërinë sulmuan projektin ende pa nisur gara ndërkombëtare.
“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP”, shkruan Rama. /abcnews.al

