Rama: Nuk ka bashkëpunim me kandidatët e “zorrës qorre”, që larg qoftë dikush i çon në një bashki

schedule12:10 - 23 Prill, 2023

schedule 12:10 - 23 Prill, 2023

Kryesocialisti nga Elbasani, këtë të dielë ka bërë thirrje demokratëve që të mos u drejtohen kutive të votimit nëse kanë ndërmend që të votojnë të voglin e zorrës qorre.

Rama është shprehur se nuk ka demokratë që kanë 30 vite në këtë drejtim të dalin dhe të shkojnë të votojnë një përfaqësues që është hspallur turp botëror.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me kandidatët që vijnë nga zorra qorre.

Elbasani e ka gjet njeriun që për mua është shumë i urtë por është nga Elbasani, Damiani e ka një degë këtej dhe një degë tjetër andej nga unë që jemi me kacabuj. Që del ky luçi që u distance nga Luli. Shkoni me 14 maj për këto të paepurit e kalasë, por s’ka problem unë ju them shkoni por si do ta mbani ndjenjën e të vjellit kur të vini kryqin te ai i voglës së zorrës qorre, se ne kalanë do ta bëjmë me një xhevahir me të gjithë këtë që ka brenda po pse me e provuar atë moment dramatik, 30 vite demokrat dhe më pas voton xhiken në krye, për mbrapa, sa më mbrapa te mali me plehra.

Ne dimë që të bëjmë edhe investimet këtij populli që po sheh dritë drejt bashkimit Evropian. Sot shqipëria e keni parë vjen e gjitrhë evropa këtu dhe bën samite dhe Shqipëria u flet të gjithëve si e barabartë, rrespekte, por nëse jam më i varfër nuk meritoj të mos trajtohem si i pabarabartë, secili ka pjesën e vet nën diell dhe këtë na e ka dhënë zoti dhe as Amerika dhe Kina. Por aleatët janë aleatë si mund të votojë Elbasani që flamurin amerikan e mbanin nëpër Klube të thonë se Amerika e ka gabim dhe ne jemi me zorrën qorre. Po pse ca jemi ne, një mesazh kam unë me kandidatët e zorrës qorre që larg qoftë dikush diku i çon në zyrën e bashkisë nuk ka bashkëpunim, nuk ka sit ë ketë se arsyeja që ato janë vendos aty nuk është për të bërë më të mirë një qytet por për të marrë peng”, ka thënë Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!